Shorti: Vllaznia-Fortuna, Mitrovica-Volfsburg

Në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti për 1/32 e finaleve të Champions League në futbollin e femrave. Sikundër dihet, për herë të parë në histori midis 32 skuadrave të kualifikuara, janë edhe dy skuadrat shqiptare, Vllaznia-kampionia e Shqipërisë dhe Mitrovica-kampionia e Kosovës në futbollin për femra.
“Goglat” e hedhur kanë përcaktuar edhe ndeshjet. Kështu, Vllaznia do të përballet me skuadrën Fortuna Hjørring, kampione e Danimarkës, ndërsa Mitrovica do të ndeshet me skuadrën e Volfsburgut, kampione e Gjermanisë.
Ndeshjet e vajtjes, ku Vllaznia dhe Mitrovica do të jenë mikpritëse do të zhvillohen më 11/12 shtator, ndërsa ato në kthimit, pas dy javësh më 25/26 shtator.
