Roma: Xheko rinovon deri më 2022…
Një ndër futbollistët e përfolur me mundësi largimi nga Roma, surprizon ambientin sportiv, teksa vendos të qëndrojë në kryeqytet.
Klubi i Romës ka njoftuar rinovimin e kontratës së Edin Xheko. Sulmuesi boshnjak, ka nënshkruar për deri më 30 qershor 2022.
Me këtë lëvizje të tij, kalimi për te Interi, bëhet shumë më e ndërlikuar, për të mos thënë e pamundur. “Telenovela” verore e Edin Xhekos, duket se këtu ka përfunduar…