Bindin Reali e Dortmundi, Siti befason në shtëpi…

Nisi mbrëmë me surprizën Bajern-Hertha (2-2), Bundesliga gjermane, ndërsa sot u luajtën dhe 6 takime të tjera. Në epiqender performanca e Dortmundit.

E konsidruar si forca kryesore për të rivalizuar bavarezët e Bajernit, skuadra e Favre, pas barazimit në pjesën e parë, fikson rezultatin 5-1 duke shpartalluar Augusburgun po nga Bavaria.

Surpriza erdhi nga Bremeni, teksa skuadra e Rashicës, u mund 1-3 nga Dyseldorfi. Derbi mes Gladbahut dhe Shalkes u mbyll pa gola. Leverkusen kaloi me vështirësi Paderbornin debutues 3-2. Freiburg- Mainz 3-0, Volfsburg-Këln 2-1. Nesër Eintrat Frakfurt-Hofenheim dhe Union Berlin-Leipicig.

Në Angli, Mançester Siti, edhe pse ka dominuar përgjatë gjithë takimit, nuk ka dalë me fitore me Totenhemin. Shifrat përfundimtarë 2-2. Liverpuli ishte mik në fushën e Sauthemptonit.

Kampionët e Europës fituan 1-2, teksa “Reds”-at, pas dy takimeve me pikë të plota. Edhe Arsenali ka 6 pikë pas 2 takimeve. Sot “topçinjtë”, fituan 2-1 me Bërnlin. Të tjerat: Brajton-Uest-Hem 1-1, Everton-Uatford 1-0, Noruiç-Njukasëll 3-1, Aston Vila-Buornemuth 1-2.

La Liga në Spanjë, përkundër të gjithë parashikimeve nisi me humbjen e Barcelonës një ditë më parë me Bilbaon. Baskët, gjeten një gol një minutë nga fundi.

Sot radha e Real Madrid për të vizituar “Valadoidos”, aty ku Selta është mundur 1-3. Për Realin shënuan Benzema dhe Lukas në fund, por në mes supergoli i Toni Kros. Zidan surprizon me Bejl që nga fillimi.

Të tjerat, Valencia barazoi 1-1 me Sociedad, Majorka për të cilën thuhet se ka bërë goxha merkato, mundi Eibar 2-1, ndërkohë që Vijarreal, barazon 4-4 në një takim për ‘VAR’, me Granadën.

Edhe Leganes- Osasuna mes surprizës. U mbyll 0-1. Të tjerat nesër, ku spikat derbi i Madridit, Atletiko Madrid-Getafe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!