Korabi me ‘mision’, synohet kreu…

Korabi i Peshkopisë po projekton një skuadër konkurente këtë edicion në Kategori të Parë. Dibranët që dy edicione më parë, ishin pjesë e Superiores,  prej javësh janë hedhur në terren për t’u riformatuar për sezonin e ri që nis në shtator.

Në fakt, presidenti Mziu, ka mundur të godasë me disa elementë kualitativë teksa së fundi bindi duke ofruar lojtarët Ariel Dobra, Ervis Çaço, është rykthyer Elvis Kovaçi, dy sulmuesit Ergys Gjongecaj e Albi Xhebrahimi dhe së fundi një lojtar mjaft potent si Solol Mziu.

Por klubi i Korabit, po punon edhe me një staf të konsoliduar të kryesuar nga Dorian Bubeqi. Edhe për portën është punuar me strategji. Besnik Beqiri prej disa muajsh është vënë në krye të 4 portierëve me të cilët po intesifikon përgatitjet.

Natyrisht Kadri Birja shihet si ndër portierët e talentuar të kësaj kategorie. E thotë trajneri i portierëve Beqiri:

‘Prej 7 muajsh jam këtu te Korbai. Më pëlqen fakti që klubi ka një strategji të qartë. Presidenti dhe stafi teknik, janë duke parë në detaje gjithçka i duhet skuadrës. Në pozicionin tim kam katër portierë. Nuk kursejnë asgjë për të asimiluar detyrat. Birja mbetet një portier super i sigurtë. Korabi e ka të zgjidhur portën”.

Objektivi?

“Na është bërë e qartë, do luftojmë për Superioren. Paralelisht ka nisur puna edhe për punime shtesë në stadium. Besojmë në një kampiont me fund fitues”-tha për Sportiim.al, matjani.

 Sakaq Korbai do të luajë dhe tri miqësore në vijim. Alternativat janë Veleçiku, Burreli ose ndonjë skuadër tjetër me afërsi gjeografike. Më pas skuadra do të spostohet në Pezë -Helmes për t’i dhënë rifiniturën e fundit grupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!