Teuta-Laçi, po e mbyllin si nisën…

I kanë nisur përgatitjet me një miqësore ndërmjet tyre në fillim të qershorit në “Niko Dovana”. Me sa duket, drejtuesit e të dy klubeve, që njihen për marrëdhënie korrekte ndërmjet tyre, kanë vendosur, që përgatitjet në prag të startit të sezonit të ri, t’i mbyllim po me një miqësore ndërmjet tyre në “Niko Dovana”.

Kështu, nesër, në orën 17:30, ndeshja Teuta-Laçi, do të jetë edhe prova e fundit për trajnerët Shkëmbi dhe Starova për të kolauduar formacionet për javën e ardhshme, kur nis Superiorja dhe ku Teuta luan ndaj Bylisit, ndërsa Laçi kundër Vllaznisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!