Emerson, braziliani që vjen nga Omani…

Skuadra shkodrane e Vllaznisë, ndërsa vazhdon përgatitjet të Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka nënshkruar kontratë me sulmuesin brazilian Emerson Brito dos Santos, i cili vjen nga skuadra arabe e Al Sibit në Oman.

28-vjeçari, që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Palmeirasit, shihet si përforcim i mirë i Vllaznisë në sulm, paçka se shifrat nuk flasin për një sulmues që shënon shumë, por duhet pritur të pare se si Emerson do të ambientohet në radhët e kuqebluve shkodranë.

“Vllaznia bën një tjetër goditje ne merkato. Mesditën e sotme është firmosur kontratë me futbollistin brazilian Emerson Brito Dos Santos. Ai luan në pozicionin e sulmuesit të mirëfilltë dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe ne Brazil, mes te cilëve edhe me klubin e njohur te Palmeirasit, ndërkohë që sezonin e kaluar ka luajtur ne Oman.

Emerson ka firmosur një kontrate njëvjeçare me klubin tonë, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Me ardhjen e këtij lojtari, skuadra merr edhe më shumë formë edhe në repartin e sulmit, por drejtuesit e klubit janë duke punuar edhe për përforcime të tjera”, shkruhej në njoftimin e klubit të Vllaznisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!