“Fortunë” largimesh te Devolli, 4 në një ditë

Skuadra Devolli e Bilishtit do të debutojë këtë sezon në Kategorinë e Parë. Skuadra, nën drejtimin e trajnerit durrsak Stavri Nica, prej disa ditësh ka nisur përgatitjet e saj për sezonin e ri.

Brenda këtij kuadri, duke ka nisur edhe riformatimi i skuadrës bilishtare, me synim për t’u forcuar dhe për të qenë sa më të përgatitur për përballimin e një gare më të forte.

Kësisoj, klubi i Devolli, nëpërmjet njoftimeve në faqen e tij në “Facebook”, bën me dije largimin e drejtorit sportive Nesti Binishi

“Klubi Sportiv Devolli dëshiron të informojë mbeshtetësit e tij se drejtori sportiv Nesti Binishi nuk do të jetë pjesë e projektit të klubit.Klubi i Devollit e falenderon për të gjithë punën e bërë në sezonin që sapo lamë pas. Gjithashtu i urojmë suksese në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e parë të klubit, i cili ka edhe një njoftim të dytë.

Në të bëhet me dije edhe largimi nga skuadra bilishtare e portierit Daniel Lamellari, mbrojtësit Ledion Rrëzhda dhe mesfushorit Rudens Muçollari, që pasi i falenderon për kontributin e dhënë me fanelën e Devollit, u uron suksese në karrierën e tyre futbollistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!