Eliminoi me vështirësi Laçin, Ber Sheva vazhdon…

Hapoel Ber Sheva, ish-kundërshtari i Laçit në turin e parë eliminator në Europa League, ka thyer të gjitha parashikimet në këtë fazë të angazhimeve ne Europë.
Pasi kaloi me vështirësi kurbinasit (1-1, 1-0), në turin e dytë Ber Sheva u përball me Kairat Almati të Kazakistanit, duke e kaluar lehtësisht (2-0, 1-1).
Në turin e tretë, izrealitët u shortuan me Norkoping të Suedisë, me të cilët shkalla e vështirësisë dukej më e madhe. Në takimin e vajtjes, Ber Sheva barazoi 1-1, ndërkohë që sonte, në fushën e saj, skuadra ka regjistruar një fitore mjaft vendimtare në shifrat 3-1.
Në këtë mënyrë, “shkretëtirasit”, shkojnë larg dhe fitojnë të drejtën për t’u ndeshur me Fejënordin e Roterdamit, më 22 dhe 29 gusht, përpara se të kalojne në fazën e grupeve të Europa League.
Pas këtyre arritjeve të ish-kundërshtarit në raundin e parë, laçianët, lipset të ndihen disi “krenarë”. Referuar shifrave teknikë, kurbinasit ishin skuadra që vuri më shumë në pikëpyetje kualifikimin e Ber Shevës.
