Daja mund Besëlidhjen, fiton edhe Vllaznia

Miqësore: Skënderbeu-Besëlidhja 1-0 (Gripshi)

Pas humbjes 3-1 ndaj Bylisit, sot në “Tropikal Resort”, Skënderbeu zhvilloi testin e dytë miqësor. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë triumfuar 1-0 ndaj Besëlidhjes, ku autor i golit ishte mesfushori Nazmi Gripshi.

Në radhët e korçarëve, në këtë miqësore u pa edhe portier pogradecar Koliçi, i cili do të mbajë veshur fanelën e Skënderbeut këtë sezon.

Trajneri Daja aktivizoio në këtë miqësore: Koliçin, Dragoshin (provë), Turtullin, Vitijën, Pëllumbin, Taipin, Ditan, Muzakën, Gripshin, Bregun, Krasniqin. (U aktivizuan edhe: Dajsinani, Qoshku, Oto John, Vangjeli, Mara, Meisa, Ajzeraj).

Miqësore, në Ohër: Vllaznia-Labunishta 2-1 (Pusi, Shtubina)

Pasditen e së mërkurës, Vllaznia ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit FK Labunishta që merr pjesë në kategorinë e dytë të futbollit maqedonas. Golat për kuqeblutë janë shënuar nga Pusi në pjesën e parë dhe Shtubina në fillimin e së dytës, ndërkohë që në minutat e fundit vendasit kanë ngushtuar shifrat.

Vllaznia në këtë ndeshje ka luajtur me: Sherrin, Gurishtën, Shehin, Malotën, Gligorov, Krymin, Shtubinën, Markun, Krujën, Zogajn dhe Pusin. (U aktivizuan edhe Qarri, Ristevski, Repaj, Lekaj, Palushani, Smajli e Cojacaru).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!