Ajaksi në sulm për Olmon…

Ajaksi i Amsterdamit, pas një prezantimi të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar, u kthye në gjahun e shumë klubeve të mëdha europane në tentativë për t’i rrëmbyer yjet.

Disa prej tyre u larguan por të tjerë mbetën në grupin e teknikut Ten Hag. Në gjithë këtë situatë, ajo që bën përshtypje, është fakti se skuadra nga Amsterdami, ka pikasur një lojtar të Dinamos së Zagrebit për ta përfshirë në radhët e veta.

Sipas ‘BeFoot’, bëhët fjalë për talentin spanjoll Dani Olmo që u shpall kampion europe me U-21 të ‘furive të kuqe’ gjatë qershorit në Itali.

Ajaks ka nisur bisedimet duke afruar 22 milion euro dhe 40% të vlerës së kartonit të 21 vjeçarit Dani Olmo në rast shitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!