Teuta largohet nga Korça me “poker” golash

Miqësore: Teuta-Maliqi 4-0 (Nikaç 20′, Kalaja 54′, Xhemalaj 85′, Vecaj 88’)

Skuadra e “djemve të detit” që drejtohet nga Bledi Shkëmbit e ka përfunduar fushatën në Korçë dhe po ben gati “plackat” për t’u kthyer në Durrës, ku do t’i japi rifiniturën përgatitjeve para nisjes së kampionatit.

Por, para largimit nga Korça, durrsakët sot kanë zhvilluar një miqësore me skuadrën modeste të Maliqit. Dhe “djemtë e detit” nuk kanë patur “mëshirë” për kundërshtarin inferior.

Pas një goli të sulmuesit Nikaç në të 20-tën, në fraksionin e dytë Kalaja (54’), Xhemalaj (85’) dhe Vecaj (88’), kanë vulosur fitoren 4-0 për Teutën, e cila e përfundon “fushatën” korçare me një “poker” golash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!