Te Flamurtari firmosin Gocaj dhe Vatnikaj…

Befasitë nuk kanë të sosur në klubin vlonjat. Fotoja që po botojmë i përket sezonit të shkuar, nuk ka lidhje me Flamurtarin e sotëm. Ndërsa kampionati pritet të nisë më 24 gusht, vlonjatet ende nuk ka nisur nga përgatitjet. Madje edhe në letra duket nuk bëhen 11 vetë…

Pas mbrojtësit Semir Bajraktareviç, dje drejtuesit e klubit vlonjat nënshkruan kontrata me sulmuesin vlonjat Ardit Hoxhaj dhe shkodranin Xhevahir Sukaj.

Sot paradite, trajneri Gerdi Haxhiu dhe drejtori teknik Artim Polozhani, dhanë dorëheqjen e tyre të parevokueshme, pa nisur ende nga puna. Zërat në klub thonë, se shkak ishte sulmuesi shkodran Sukaj, gjë qe edhe administratori Idrizi e nënkupton.

Befas po sot, në këtë situatë amorfe, në mesditë klubi i Flamurtarit, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në “Facebook” njofton, se ka arritur marrëveshjen dhe ka nënshkruar kontratë me dy futbollistë të tjerë, të cilët kanë përvojë të konsiderueshme në Superligë.

Ata janë mbrojtësi-mesfushor shkodran Olsi Gocaj, që sezonin e mbylli me Vllazninë dhe sulmuesi Jurgen Vatnikaj që u aktivizua së fundmi me Kastriotin. “Sinoptikanët” e futbollit parashikojnë kohë me “reshje dhe erë të forte” në qytetin e Vlorës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!