“Doktori” ka harruar të zbresë…
Valentino Rosi, tashmë 40 vjeç, duket se ka harruar të zbresë nga motorri. “Doktori”, me 9 tituj të fituar në MotoGP , shoqëruar 115 fitore, 234 pode, 65 “pole position”, janë vërtetë shifra të rënda në botën e motoçiklizmit botëror.
Së fundi me Yamaha, italiani nuk është se po shkëlqen, por në garën e fundit, vendi i 4-t ishte mjaft suprizues. Megjithatë pyetja që shtohet është: Deri kur do të garojë Rosi?
Dhe pergjigjen e ka dhënë Alberto Tebaldi, drejtor sportiv dhe administrator i deleguar në autoshkollën e pilotimit “VR46”, i cili thotë se: “Vale, mund të garojë deri në vitin 2022.
“Ka shumë për të dhënë e mbi të gjitha dëshirë për të garuar mbi motor. E shohim mirë fizikisht dhe mjaft intiligjent. Si pasojë edhe me përgatitjet që zhvillon me djemtë e Akademisë,”-tha Tebaldi