“Divorci” i Cuculit: “Faleminderit Kukësi!”…

Mbrojtësi i qendrës Ardian Cuculi është largimi i radhës nga skuadra e Kukësit. Ndërsa dje skuadra e Duros u ndesh me Vëllazërimin, tetovari ishte si tifoz i verilindorëve në stadiumin e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut.

Mungesa e tij te Kukësi, u vërejt që me ardhjen në krye të trajnerit Duro. Ajo u bë më evidente, kur kuksianet nisën fazën përgatitore dhe u transferuan në vendin fqinj për t’iu shmangur temperaturave të larta në Shqipëri.

Mesa duket, drejtuesit e Kukësit kishin menduar për të mos e rinovuar kontratën me Ardian Cucullin, pavarësisht miqësive të tij me trajnerin Duro dhe drejtorin Nexhipi, qe në radhët e Partizanit dhe të Shkëndijës së Tetovës.

“Divorcin” me verilindorët e ka bërë publik vetë qendërmbrojtësi Cuculi, nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shkruan: “Faleminderit Kukësi, ishte kënaqësi të vishja fanellën tuaj”, shprehet mbrojtësi tetovar, i cili më herët ka luajtur edhe për ngjyrat e Partizanit në Superiore.

Pritet që tashmë edhe drejtuesit e skuadrës së Kukësit ta zyrtarizojnë largimin e mbrojtësit Ardian Cuculi, i cili sezonin e shkuar luajti nga radhët e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!