Apolonia shtang Bylisin në shtëpi…

Miqësore: Bylis-Apolonia 0-1 (Mihana)
“Bardhejeshiltë” e Apolonisë e kanë befasuar Bylisin, në miqësoren e sotme të zhvilluar në “Adush Muça” të Ballshit. Fierakët e përzgjerdhur nga Artan Mergjyshi kanë fituar 1-0, pas një goli të realizuar nga Redon Mihana në pjesën e parë.
Edhe pse në fraksionin e dytë ballshiotët krijuan epërsi dhe e dominuan ndeshjen, ata nuk qenë në gjendje të gjenin rrugën e rrjetës, ndërkohë që Apolonia ia arriti ta menaxhonte rezultatin deri në fund të takimit.
Sakaq, janë zhvilluar dhe disa takime të tjera në kuadër të përgatitjeve sezonale të Kategorisë së Parë.
Turbina-Erzeni 2-1
Shkumbini-Egnatia 0-1
Lushnja-Orikumi 2-1
Kastrioti-Shënkolli 2-1 (Kamëz)