UEFA: Superkupa, trofeu që vlen 4,5 mln!
Nesër në mbrëmje, në stadiumin “Vodafone Park” të Stambollit, në orën 21:00, Liverpul (fitues i Champions League) dhe Çelsi (fitues i Europa League) do të ndeshen për Superkupën e Europës. Sikurse dihet, këtë takim, UEFA ia ka besuar një gjyqtareje femër, francezes Stefani Frapart.
Ndërkohë, UEFA ka bërë gati çeqet me nga 3.5 milionë euro për të dyja skuadrat finaliste. Mësohet se fituesja e këtij trofeu, i treti për nga rëndësia në kontinent për kompeticionet midis klubeve, do të përfitojë si bonus edhe 1 milion euro të tjera.