Lampard do Superkupën, jo justifikime!…
Frank Lampard luan edhe me karrierën e tij, në prag të finales së Superkupës së Europës kundër Liverpulit. Prania e tij në krye “të bluve” të Londrës, veçanërisht pas turpërimit ndaj Junajtid, ka krijuar dyshimet e para.
“Ne duhet të jemi të gatshëm. Eshtë një kupë që klubi dëshiron ta fitojë. Unë, si shumë lojtarë këtu, kurrë nuk e kam fituar (ai ka humbur në finale në edicionin 2012 dhe 2013), kështu që duhet të japim gjithçka”, fjalët të trajnerit të Çelsit, në një intervistë në faqen e UEFA-s.
“Finalja, – shton Lampard, – edhe mund të humbet sepse ato janë gjithmonë të vështira. Por ato mund të humben, sepse nuk përgatitesh, ose sepse nuk ke mjaft uri dhe dëshirë për të fituar.
Ne duhet të japim gjithçka, do të jetë e vështirë, por nuk mund të dalim nga fusha duke menduar, se “mund të kishim bërë këtë apo atë”, ose “nuk ishim mjaft të gatshëm”, apo justifikime të tjera”.