Rashford “shqiptar”, serbët ankohen për shqiponjën

Markus Rashord, nuk trondit vetëm Çelsin me dy golat e tij në fitorën 4-0 që Mançester Junajtid arriti në takimin e parë të tij në ‘Old Traford’.

Festimi i sulmuesit britanik me shqiponjën e Shqipërisë, ka irrituar pa masë serbët të cilët si gjthënjë e quajnë skandaloze në veprim të tillë. Paçka se legjimiteti,në të tilla raste duket vetëzgjedhje e secilit.

E përditshmja serbe “Kurir”, pasi hedh pikëpyetje lidhur me vetëdijshmërinë e Rashford nge akuza të tjera,madje e quan gjestin e festmimit me shqiponjën dykrenare irrituse për gjithë botën.

Rashford e festoi golin e tij të parë duke bërë simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën shqiponjë me dy koka. Ky gjest, i cila pati shumë reklamë vitin e kaluar, pasi u bë nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, me sa duket është bërë shumë i njohur për futbollistët e botës”.

“Tani ngrihet pyetja nëse Rashford është i vetëdijshëm për kuptimin e shenjës që bëri dhe si reagoi bashkëlojtari i tij, Nemanja Matiç, në stol”, -shkruan “Kurir”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!