Korrea, mund të qëndrojë te Atletiko Madrid

Sipas “AS”, Diego Simeone i ka thënë sulmuesit se në ekip ka vend për të gjithë. Milani dhe Monako mbeten të interesuar për profilin e argjentinasit.

E ardhmja e Anxhel Korreas mund të jetë në Madrid. Sulmuesi i Atletikos dukej se po largohej nga “colchoneros”, por sipas gazetës “AS”, argjentinasi tani mund të kthehet në planet e Çole Simeones.

Për lojtarin kishte interesim të fortë nga Milani, Monako dhe dy klube angleze, Totenhem dhe Uolverhempton, ku këto dy të fundit kanë dorë, sepse tregu i transferimeve në Angli është mbyllur.

Sipas mediave spanjolle, Simeone i ka thënë Korreas se do të ketë vend për të gjithë në ekip dhe se, për më tepër, nuk do të ishte e lehtë për Atletiko Madrid ta zëvendësojë argjentinasin.

Largimi nga skuadra i një sulmuesi me ato karakteristika, mund të jetë një gabim për “colchoneros”, të cilët kërkojnë të paktën 50 milionë euro për kartonin e Korreas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!