Avokatët e Nejmar, në Barcelonë…(video)

Koha e Nejmarit te Paris SG ka përfunduar. Ajo ka rezultuar një aventurë për t’u harruar. Tani braziliani po e kërkon rikthimin e tij në Spanjës, ndërsa sipas “AS”, avokatët e tij gjenden në Barcelonë për të biseduar me katalanasit, kampionët e La Ligas.

Sulmuesi i rebeluar po e kërkon rikthimin në “Camp Nou”, mirëpo nuk përjashtohet edhe mundësia e transferimit të tij te Real, ndonëse oferta madrilene për 91 milionë plus Bejl, duket nuk i ka kënaqur parizienët.

Sakaq, Nejmar preferon Barcelonën, ku “MSN”-ja u bë e famshme për katalanasit. Këtë ai kurrë nuk e ka fshehur. Ndaj duket, qe edhe avokatët e tij kanë trokitur sërish në dyert e “blaugranëve”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!