Spilbergu, pista e Andrea Doviciozos…
Ishte një finish fantastik. Një kopje e sezonit të 2017-s. Një garë dhëmb për dhëmb, gjithçka për gjithçka. Kthesa e 10-të bëri diferencën dhe italiani Andrea Doviciozo, me dyrrotëshin e tij të kuq “Ducati”, mori kryesimin dhe kaloi i pari finishin në pisten “Red Bull Ring” ne Spilberg, ku u zhvillua gara për Grand Prix të Austrisë, e 11-ta në botërorin e kategorisë MotoGP.
Spanjolli Mark Markez, i cili u nis i pari në këtë garë, e pranoi me sportivitet humbjen. Në finish, u mjaftua vetëm të ngrinte lart gomën e parë të motorit, ndonëse dy xhiro nga fundi krijoi përshtypjen se fitorja do t’i buzëqeshte atij, teksa në pasqyra pas shihej Dovi, që nuk do të dorëzohej.
Podi i fituesve u plotësua nga francezi Fabio Kuartararo, i cili pati meritën që e ndezi garën. Që në xhiron e parë, ai përfitoi nga një dalje e mire në një kthesë dhe mori kryesimin, duke i detyruar Doviciozon dhe Markezin t’i jepnin më tepër gaz motorrave të tyre, nëse donin ta fitonin çmimin e Austrisë.
Pilotët e tjerë ishin pjesëmarrës në garë, ata nuk ishin personazhe…