Pista Isko te Juve,shkesi Ronaldo

Sipas ‘Don Balon’ fantazisti i Real Madrid Isko, është shënjestruar sërish nga Juventus. Raportohet se oferta e fundit për numrin 22 të ‘blancos’, është vënë  sërish në tavolinë.

E gjitha për t’u ndjekur, teksa në Torino janë të bindur se brenda datës 2 shtator, 27 vjeçari, do vishet bardhezi. Në fakt Isko Alkorkon, përllogaritet nga Juve deri në 65 milion euro por galaktikët, sipas spanjolles ‘Don Balon’ nuk e lëshojnë pa 80.

Një shtysë për rihapjen e pistës Isko, ka dhënë edhe Kristiano Ronaldo. Madje pas mbylljes së tratativave me Pogba dhe Ikardi, portugezi ka shtuar zërat te drejtuesit se Isko është i duhuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!