‘Olimpico’ gati, Roma e Real në fushë…

Stadiumi “Olimpico” pritet të ndizet pas pak. Roma dhe Real Madrid në fushë për të thënë të vërtetat e fundit në miqësoren e luksit përpara se skuadrat të startojnë me kampionatet respektivë.

Roma me lëvizjet në merkato dhe Fonsekën në timon, pritet të bëjë një kampionat të mirë. Xheko në fushë, mbase për herë të fundit si “romak”.

Ndërkohë që në kahun tjetër, Reali pas shpenzimëve të mëdha gjatë verës, kërkon të stabilizohet përpara se të pretendojë trofetë në Spanjë. Megjithatë, tekniku Zidan, vijon të mbajë të ftohtë qëndrimin ndaj lojtarëve që ka pikasur që herët si të padëshiruar.

Bejl në stol, Isko me një sy nga Juventus. Nuk do të jetë as kapiteni Ramos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!