Nejmar, nesër një madrilen?

E ndërsa në “Olimpiko” të Romës, Reali është duke luajtur një miqësore me Romën (final 2-2 ), një lajm bombë ka nisur të qarkullojë rrjete dhe që janë pranë brazilianit Nejmar.

Burime pranë yllit të PSG-së, shprehen të sigurtë se neser paradite, sulmuesi 27-vjeçar, në forcë të parizienëve, do të ndërrojë fanelë dhe ajo që do të jetë “fringo” për brazilianin, është uniforma e bardhë e galaktikëve.

I njëjti burim në një postim në “Twitter”, thotë se krerët e dy klubeve do të takohen në Paris dhe Nejmar do t’i bashkohet Realit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!