Barcelona, pa “mëshirë” ndaj Napolit, 4-0!

Miqësore, në Miçigham: Barcelona-Napoli 4-0 (Suarez 48’, 58’, Griezman 58’, Dembele 63’)

Nëse në miqësoren e parë, në Majami më 8 gusht, katalanasit kishin treguar “mëshirë” ndaj djemve të Ançelotit duke fituar 2-1, në orën e vona mbrëmë në “Michigan Stadium”, Barcelona i dha një leksion të vërtetë futbolli Napolit.

“Blaugranët”, në fraksionin e dytë i shpartalluan napoletanët, teksa u shënuan 4 gola, ndërkohë që 45 minutat e para ishin mbyllur pa gola. “Gjuha” katalane ishte ajo që “u dëgjua” në fushën e lojës.

Në harkun e 15 minutave, Suarez dy herë dhe Griezman e Dembele, fiksuan fitoren e thelle 4-0 për Barcelonën. Reagimi i Napolit ishte i zbehtë, ndërkohë që humbja nuk e shqetësoi trajnerin Karlo Ançeloti, pasi sipas tij, dy nga golat e katalanasve u realizuan nga pozicione jashtë loje.

Edhe në këtë miqësore, në radhët e Napolit u aktivizua mbrojtësi kuqezi Elsi Hysaj. Në minutën e 62-të, ai zëvendësoi në krahun e djathtë Di Lorencon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!