Vllaznia, krenaria shqiptare në Champions…

Futbollistet e Vllaznisë, kampionet e Shqipërisë, po shkëlqejnë në Lituani. Ndeshjet e grupit të 10-të në Champions League, femrat shkodrane kryesojnë bindshëm në grup: 2 ndeshje, 2 fitore, 6 pikë!

Pasi, të mërkurën, kanë fituar 3-1 ndaj irlandezeve të Wexford Youths, ku Deuzet (30’), Doyle (40’) dhe Doçi (42’) ishin shënueset e Vllaznisë, sot shkodranet kanë arritur edhe fitoren e dytë në grup.

Ato kanë mposhtur 1-0 maltezet e Birkirkaras, pas golit të Doyle në të 16-tën. Megjithë përpjekjet e vazhdeshme dhe rastet e krijuara, futbollistët e Vllaznisë nuk kanë mundur të realizojnë sërish. Gjithsesi, ato e kanë menaxhuar rezultatin, që i shpalli fituese.

Të martën, më 13 gusht, në orën 17:00, Vllaznia do të zhvillojë edhe ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup. Përballë saj do të jetë skuadra vendase Gintra Universitetas. Shkodraneve u mjafton edhe një barazim për të qenë të sigurta për kualifikimin, ndonëse aktualisht me 6 pikë, thuajse e kanë në dorë atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!