Tirana, 5 golat i kthen në “zakon”…

Miqësore: Tirana-Tërbuni 5-0 (Dunga 14’, Hasani 28’, Ngo 67’, Daja 68’, 81’)

Pas kthimit nga Ohri, ndërsa ka fituar miqësoren e parë 5-1 ndaj ballshiotëve të Bylisit më 1 gusht, sot në “Selman Stërmasi” bardheblutë e Tiranës kanë fituar thellë edhe në të dytën ndaj pukjanëve të Tërbunit, skuadër që konkurron në Kategorinë e Parë.

Të besuarit e trajnerit Mema kanë shënuar 5 gola, të shpërndarë dy në fraksionin e parë dhe tre në të dytin, duke e dominuar tërësisht lojën.

Dunga në të 14-tën çeli serine e golave, që do të pasoheshin nga Hasani (28’), Ngo (67’) dhe mesfushori Daja (68’, 81’), që me dopiedën e tij do të fiksonte fitoren 5-0 për bardheblutë e Tiranës.

Formacioni i Tiranës në këtë takim ishte: Lika, Doka, Muça, Imami, Hoxhallari, Celhaka, Batha, Torasa, Hasani, Kale, Dunga. Trajner: Ardian Mema. (U aktivizuan: Qirko, Cikani, Ngo, Goxha, Daja, Ismajlgeci, Kobina).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!