Kuqezinjtë U-19, vjen fitorja e parë në Kroaci

“IMT” për U-19: Shqipëri-Olimpja Lubjanë 2-1

Shqipëria U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka fituar 2-1 ndaj Olimpja Lubjanë, në ndeshjen e tretë në grup për “International Memorial Tournament”, turne ky që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Ndeshja ka qënë në dominimin e skuadrës së Dedes, që ka zhvilluar një lojë sulmuese duke kërkuar vazhdimisht portën kundërshtare. Golat për Shqipërinë janë shënuar nga Muçi në të 55-tën me penallti dhe Ibrahimi ka shënuar në të 66-tën golin e dytë.

Shqipëria U-19 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Malaj, Rexhepi, Selishta, Hida, Beqja, Rrapaj, Ibrahimi, Muçi, Prenga, Shimaj, Beu.

Ky turne do të mbyllet nesër me ndeshjen për vendin e 5-të, ku kuqezinjtë e Dedes do të luajnë përballë Kroacisë U-19 në orën 09:45, njofton FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!