Kamza, “strehëza” sezonale e kuksianëve…

Nuk besojmë të jetë një lapsus. Klubi verilindor i Kukësit ka zbuluar se ku do t’i zhvillojë ndeshjet e Kampionatit të 81-të Kombëtar të Superiores.

Ndërsa sot në mjediset e FSHF-së është hedhur shorti për kalendarin e sezonit që pritet të startojë më 24 gusht, klubi kuksian në faqen e tij në “Facebook” ka botuar edhe ndeshjet e skuadrës së tij.

Në të, duket qartë, që verilindorët e Kukësit, ndeshjet e tyre si pritës do t’i zhvillojnë në stadiumin e Kamzës, atje ku edhe e përfunduan sezonin e shkuar. Sigurisht, kjo deri sa stadiumi tyre i ri në Kukës të përfundojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!