Rogriguez me numër të ri…


Te Real Madrid, kolumbianit i rezervohet fanela numër 16. Për sa kohë?

Hamez Rodriguez sërish në “valle”. Edhe pse u tha se mund të qëndroje të Reali, kolumbiani pas kërkesës së Atletiko Madridit dhe Napolit, për ta pasur në ‘rozë’ dhe zbehjes së zërave rreth tij, në skenë del një tjetër italiane.

Dhe ku tjetër veçse te kampionët e Serisë A, Juventus. Lajme mediatike që ‘turbullojnë” ambientin sportiv, ndërsa sipas ‘calciomercato.it’, mesfushori pritet të jetë sërish me valixhe në duar.

Në fakt, Rodriguez ka zgjedhur numrin 16 me fanelën aktuale të Realit, por media italiane shtron pyetjen: “Për sa kohë?!”

 Ndërkaq edhe Zlatan Ibrahimoviçit, i del emri për në Itali. Fjalë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!