S’e fsheh dëshirën për t’u kthyer te Vllaznia

Pak ditë më parë, Ndriçim Shtubina zyrtarizoi largimin nga skuadra kurbinase e Laçit. Ndoshta i papritur ky largim, megjithatë mesfushori-sulmues u duk se gjithçka e mbylli “paqësisht” me drejtuesit kurbinas, teksa i falenderonte të gjithë për bashkëpunimin që kishin patur prej dy vitesh.

Ndërkohë, tashmë në Shkodër po flitet për një mundësi të rikthimit të tij te Vllaznia. Vetë futbollisti nuk e fsheh dëshirë për një gjë të tillë, duke u shprehur se kjo nuk është vetëm në dorën e tij. Ai shton, se deri tani, nuk ka patur asnjë kontakt me drejtuesit e klubit shkodran, raporton “Shkodra Sport”.

Shtubina pohon ndërkohë, se është në bisedime me disa ekipe në Shqipëri, por edhe në Kosovë, pa përmendur emra, por duke shtuar se e ardhmja e tij do të mësohet shumë shpejt brenda pak ditësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!