Ristevski, “postblloku” i ri i Vllaznisë…

Vllaznia duket e ka gjetur qendërmbrojtësin e saj të ri. Ai është maqedonasi 29-vjeçar Aleksandar Ristevski, i cili sezonin e kaluar e nisi me Renovën, për të kaluar në janar te Pobeda Prilep.

Lojtari dje pasdite ka zhvilluar një stërvitje të lehtë me kuqeblutë, ndërsa sot paradite, administratori Suad Lici dhe mbrojtësi Aleksandar Ristevski, kanë nënshkruar një kontratë njëvjeçare, me opsion deri në përfundim të kupave të Europës, nëse shkodranët e realizojnë këtë synim të tyre.

Ristevski nuk ka patur nevojë t’i nënshtrohet një testi prove te skuadra shkodrane, pasi trajneri Mirsad Jonuz, e njeh mire qendërmbrojtësin maqedon dhe ka dhënë miratimin e tij për të.

Mbrojtësi Aleksandar Ristevki nuk është krejt i panjohur për futbollin shqiptar. Në janarin e vitit të shkuar ai ishte në prove për disa ditë te bardheblutë e Tiranës, gjatë zbori stërvitor në Antalia te Turqise. Ai nuk bindi dhe gjithçka u mbyll.

Le të shpresojmë që trajneri i bardhebluve të asaj kohe, braziliani Ze Maria, të ketë gabuar në vlerësimin e tij për Ristevskin. Përzgjedhja e futbollistëve, përpos shumë faktorëve, është edhe çështje konceptesh dhe shijesh trajnerësh. Koha do ta vërtetojë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!