Milani: Leao-Duarte, “dy goditje” në një ditë

Pas përshëndetjeve me Patrik Kutronen të larguar drejt ishullit, erdhi koha e Rafael Leao dhe Leo Duartes te “kuqezinjtë”. Pas ekzaminimeve mjekësore, që të dy futbollistët do të nënshkruajnë kontratat e rakorduara më pare.

Sulmuesi portugez Rafael Leao ishte i pari në klinikën “La Madonnina” për ekzaminime mjekësore. Në përfundim të provave, 20-vjeçari do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë te “kuqezinjtë” për 5 vitet e ardhshme. Milani inkasoi te Lilë rreth 30 milionë.

Po ditën e sotme, sapo zbriti në Malpesa, mbrojtësi 23-vjeçar Leo Duarte, i ardhur nga Flamengo, i është drejtuar klinikës “La Madonnina”, për të kryer ekzaminimet mjekësore.

Për mbrojtësin brazilian që do të konkurrojë me Musakion për rolin e titullarit, “kuqezinjtë” do të paguajë 11 milionë (10 plus një bonus) për klubin e Flamengos.

Leao dhe Duarte i shtohen Kruniç, Benacer dhe Teo Hernandezit (u dëmtua ndaj Bayernit), duke formuar pesëshen e re për Xhampaolon.

Ndërkohë për “kuqezinjtë” nuk është mbyllur ende pista e Angel Korreas. “Il colchoneros” kërkojnë 50 milionë, ndërsa Maldini dhe Boban ofrojnë 40 milionë. Tratativat vazhdojnë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!