“Gallatë” në “Audi Cup”…


Vendi i tretë në “Audi Cup”, i shkon Realit. Takimi mes Fenerbahçes dhe Realit luajtur në “Allianz Arena”, duket se nuk “vlen”. Skuadrat luajnë hapur me aksesin e shënimit të golave të shumtë. Asgjë nuk i ndal.

Fenerbahçe-Real Madrid 3-5

Është e çuditëshme, që një skuadër me aq histori si Real Madrid, të bjerë në kurthin e gafave të tilla. Goli i parë i turqve në të 5-tën me G. Rodriguez amator. Topi kalon këmbët e Marselos dhe në qendër të portës, Navas nuk ndal.

Edhe barazimi për turp. Benzema që sa duket është futbollisti më besnik i Zidan në “agoni”, lihet i lirë nga një lojtar i “fenerit” (huq klasik) dhe barazon në të 12-tën.

Është po francezi, që gëzon për një moment trajnerin e tij, ndërsa në të 27’ shënon golin e dytë për madrilenët. Nuk ka paqe, pasi të verdhët nga Stambolli, barazojnë në të 34’ me Dirar.

 Starti i së dytës është i njejtë. Gola dhe vetëm gola. E nis sërish Benzema, që gjen të tretin për Realin (53′), por pas pak minutave barazimi nuk evitohet. Për turqit shënon Tufan (59’).

Gëzimi i tyre zgjat pak pasi në të 62’, Naço prish “magjinë” e Karim Benzema, teksa shënon të katërtin për “Los Blankos”. Pa llogari, Reali në 79′, plotëson “maniten” me Marianon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!