Merkato: Kampionatet në afate…

Pas zhurmës merkato,ndërsa në shumë kampionate elitare në Europë u hap në fillim të qershorit, dalëngadalë po futemi në muajin e fundit, atë të gushtit.
Superiorja Shqiptare pritet të mbyllet me 31 gusht, teksa shumica e kampionateve të tjera prestigjioze, në ditët e para të shtatorit. Spanja, Italia dhe Anglia, janë ligat më aktive të momentit.
Shumë emra në “tavë”, me Eden Hazard dhe Zhoao Feliks që mbajnë rekordin aktual. Reali i Madridit, Atletiko e Madridit, Mançester Junatid, Milani, Interi, Juve, Siti, Bayerni, Napoli etj., udhëhoqën lëvizjet kryesore. Gjithsesi, “gara” vijon, teksa ka shumë futbollistë që trazojnë ende merkaton.
Afatet e hapjes dhe mbylljes së merkatos së verës,në kampionatet kryesore janë si më poshtë:
Shqipëria (Albania) 1 qershor-31 gusht
Bundesliga (Gjermani) 1 qershor-2 shtator
Eredivisie (Holandë) 11 qershor -2 shtator
La Liga (Spanjë)1 qershor -2 shtator
Ligue 1 (Francë) 11 qershor -2 shtator
Premier League (Angli) 11 qershor – 8 gusht
Premier League (Rusi) 11 qershor -2 shtator
Primeira Liga (Portugali) 1 qershor – 2 shtator
Serie A (Itali) -2 qershor- 2 shtator
Super Lig (Turqi) 8 qershor – 30 gusht