Maradona, Sena dhe Federer, njerëzit e “Hënës”
Maradona, Sena dhe Federer, mes protagonisteve të “Quelli della Luna”. Jeta e tyre.
Një seri që do emetohet në ‘Retequattro’, të martën në orën 21 30. Kushtuar 50 vjetorit të zbritjes së njeriut të parë në Hënë,ndësa në korrik të vitit 1969 ishte Neil Alden Armstrong i pari që vuri këmbën në Hënë. Një emision nga moderatori i njohur Xhampiero Mugini.
Interes i madh nga publiku për këtë event të rrallë, teksa paraprakisht një video e Maradonës, sot 59 vjeç, i paraprin ngjarjes në fjalë. “Il Pibe D’oro”, do të jetë epiqendra, ndërsa ai do jetë i “survejuari” i madh.
Fakti që në Itali me Napolin në vitet ‘90 bëri histori, paralajmërojnë emocione të forta. Sikurse dhe për tenistin zvicerian Federer, apo ish-pilotin brazilian, ndarë tragjikisht nga jeta, Airton Sena.