Luftëtarit i ka “humbur” vula…

Ndërsa skuadra ka nisur stërvitjet, skuadrës gjirokastrite i ka “humbur” vula. Bashkaksionerët vazhdojnë “luftën” me njeri-tjetrin

Luftëtari dje zbriti në fushë, prezantoi trajnerin, drejtorin teknik. Por “lufta” vazhdon në Gjirokastër. Pas dorëheqjes së Grigor Tavos nga drejtimi i Luftëtarit, Bekim Halilaj, një aksionarët e klubit gjirokastrit, ka akuzuar ne “Panorama Sport”, ish-presidentin për mosdorëzim të vulës së klubit.

Nuk ka vonuar reagimi i ish-presidentit Tavo, i cili i ka cilësuar qesharake deklaratat e bëra nga Halilaj, ndërkohë që u bën thirrje që aksionarët e mbetur në klub të ndalin shpifjet e mashtrimet dhe të fillojnë të investojnë për të shpëtuar klubin.

“Ndihem i detyruar të reagoj në lidhje me shpifjet dashakeqe dhe shumë të ulëta që aksioneri i Luftëtarit, Bekim Halilaj ka bere ne adresë time. Është qesharake te dalësh dhe te thuash se Grigor Tavo po dëmton atë Luftëtar qe e ndërtoi me shume mund dhe investim, duke mbajtur sipas tij peng vulën e klubit për te penguar licensimin e Luftëtarit.

I bej thirrje aksionerëve apo aksionerit Halilaj, qe nëse ka ndërmend të investoje, ta bëjë sa më parë. Kjo pasi koha nuk pret. Nuk është aspak e vërtetë se unë mbaj peng vulën e klubit, kjo është një shpifje e ulët sepse vula është në administratën e Luftëtarit dhe nuk është justifikim që ka të bëjë me licensimin.

Luftëtari  është një shoqëri aksionere me administrator dhe staf dhe si e tillë funksionon më së miri.  Edhe sikur vula të mungonte, është shumë e thjeshtë të behet një e re. Vula mbahet nga personi që ka të drejtën e firmës në një shoqëri.

Në vend që të shqetësohemi për fatin e skuadrës thjesht po mundohemi të krijojmë ca tymnaja që nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë qëllimet e njerëzve. Luftëtari nuk mbahet as me shpifje dhe as me mashtrime, Luftëtari ka nevojë për investim,” thuhet në reagimin e ish-presidentit të gjirokastritëve Grigor Tavo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!