Bie Liverpul, Napoli i bën 3

Liverpul nuk e bën dot kampionin e europës në miqësoren e sotme ndaj Napolit të Ançelotit. Reds-at shkuan deri në 0-3 me Napolin në një sfidë e gjitha spektakolare.

Në të 51-tën vjen goli i tretë.Insinje vrapon drejt zonës, lirohet për të djathtën dhe topi që devijohet dhe gjithçka bëhët e lehtë për Juones që regjistron të tretin për të kaltërit.

Në fakt Napoli e mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave teksa në “Murrayfield Stadium” të Eidinburgut, shënuan Insinje në të 17-tën dhe Milik në të 29-tën.

Në të 61-tën pati pak minuta edhe për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, shkodranin Elseid Hysaj. Për Liverpul, sirena alarmi. Në miqësore, tri humbje dhe një barazim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!