Spanja, vjen trofeu i radhës…
Në Armeni, Spanja gjunjëzon Portugalinë me dy gola të Torres për europianin e moshave.
Euro U-19: Spanjë-Portugali 2-0 (Torres 35′, 51′)
Pasi fitoi gjatë qershorit në Itali europianin deri në 21 vjeç, Spanja për moshat deri në 19 vjeç, realizon të njejtën gjë, shpallet kampione Europe, në një duel ndaj Portugalise, të luajtur në Armeni.
Në finale, iberikët kanë mposhtur luzitanët në shifra 2-0. Autori i dopietës së “furive të kuqe” për moshat, ishte Torres.
Jo ai, Fernando i famshëm, por talenti i Valencias, Ferran Torres, që kthehet në heroin e ri të moshave.