Derbi madrilen, Kosta “kosit” Realin…
Derbi i parë i Madridit, Atletiko-Real u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm në “MetLife Stadium” të SHBA-së, në kuadër të “International Champions Cup”. Skuadra e Diego Simeones i turpëroi galaktikët e Zidan, teksa i mundi me rezultatin e thellë 7-3.
Loja ishte e tensionuar, me sherre në shumë midis futbollistëve, ku nuk munguan edhe dy kartonë të kuq për Karvahal dhe Diego Kostën që në 65-tën nuk i hapën rrugë njeri-tjetrit, çka e detyruan gjyqtarin t’i largonte nga fusha.
Në të vërtetë, sulmuesi Diego Kosta ishte edhe heroi i Atletikos, që shënoi katërt here në portën e Realit për aq sa ishte në fushë. Ai e çeli serine e golave në minutën e 1-rë, për të vazhduar në të 28-tën, në të 45-tën nga pika e penalltisë dhe në të 51-tën, duke fiksuar rezultatin në 6-0 për Atletikon. Më herët kishin shënuar edhe Zhoao Feliks në të 8-tën dhe Korrea në të 19-tën.
Më pas, Naço në të 59-tën do të shënonte golin e pare për Realin, që në fund do të ngushtonte diferencën me anë të Benzema në të 85-tën me penallti dhe Sançes që do të shënonte golin e tretë për galaktikët në të 89-tën. Ndërkohë Vitolo në të 70-tën mbyllte golat për Atletikon, realizoi te shtatin.
Humbja 7-3 në një derbi është më e thella në historinë e Real Madrit ndaj një rivali të ashpër si Atletiko e Madridit.