Bayer Mynih, gati 100 milionë për Sane…
Bayern Mynih gati të pranojë çmimin e vënë nga Mançester Siti për sulmuesin Sane. Sipas “Daily Mirror”, Siti ka vënë çmimin prej 90 milionë stërlia për Leroi Sane dhe sinjalet nga kampionët e Gjermanisë janë konkrete.
Stërlinat e konvertuara në euro, rreth 100 milionë, duket se do të vihen në dispozicion të klubit nga Mançesteri dhe Sane, që parapëlqen Bajernin, do të mund të realizojë kalimin te ekipi i Niko Kovaç. Një dëshirë e madhe edhe e tifozerisë bavareze. Bajerni është gati.