Bushiç dhe Progni, dy largime nga Teuta

Pas eliminimit nga letonezët e Vestpils në Europa League, duket se skuadra e “djemve të detit” të Teutës po i nënshtrohet një rikonstruksioni, qoftë edhe të pjesshëm të saj. Sot, drejtuesit e klubit durrsak kanë ndërprerë marrëdhëniet e bashkëpunimit me dy futbollistë me përvojë të saj.

Kështu sulmuesi kroat Tomislav Busiç dhe mesfushorin sulmues Gerhard Progni nuk do të jenë më pjesë e Teutës, pasi ka përfunduar kontrata dhe palët nuk kanë gjetur gjuhën e përshtatshme për rinovimin e saj.

Që të dy futbollistët në fjalë u bashkuan me Teutën sezonin e shkuar, por mesa duket pritshmëritë e durrsakëve ndaj të dy sulmuesve ka qenë jo në nivelet e pritshme. Ky është njoftimi që klubi i Teutës ka shpërndarë nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”.  


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!