“11”-shi i “Copa America”, mungon Mesi!

● Befasi, ylli i Barcelonës dhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi, nuk bën pjesë në “11-shin më të mire” të “Copa America”
“Copa America” ka publikuar sot formacionin më të mire të eventit, që të dielën përfundoi.
Brazili, si fitues dhe organizator i turneut të 46-të për vitin 2019, ka në përbërje të këtij 11-shi, pesë lojtarë, i ndjekur prej dy lojtarë të Perusë.
Ndërsa Kili, Argjentina, Uruguaji dhe Kolumbia, kanë vetëm nga një lojtar në formacionin e publikuar nga CONMEBOL.
“Skuadra” e përzgjedhur e “Copa America” për vitin 2019 është: Alison, Dani Alvesh, Gimenez, Silva, Trauco, Arthur, Paredes, Vidal, James Rodriguez, Everton, Guerrero.