Vllaznia, “çeta e vogël” me 4 futbollistë…

Pas të rinjve Herald Marku dhe Dajan Shehi, sot kanë rinovuar kontratat edhe kapiteni Gilman Lika dhe mbrojtësi Renato Malota

Sot Vllaznia është zgjuar. Ka zyrtarizuar kontratat me dy nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës shkodrane sezonin e shkuar. Kështu ka rinovuar me kapitenin Gilman Lika, si dhe me mbrojtësin lezhjan, Renato Malota.

Kësisoj, pas ditës së sotme, skuadra e Vllaznisë ka në organikën e saj 4 futbollistë të zyrtarizuar. Pas afrimeve të futbollistëve të rinj Herald Marku dhe Dajan Shehi, drejtuesit e klubit shkodran kanë menduar të rinovojnë me dy veteranë, kapitenin Lika dhe mbrojtësin Malota.

Në ditët e ardhshme, thuhet në postimin e bërë në faqen zyrtare të klubit Vllaznia, do të bëhet edhe rinovimi i kontratave me futbollistë të tjerë të trashëguar nga sezoni i kaluar, si dhe do të afrohen lojtarë të rinj në radhët e Vllaznisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!