Ronaldo surprizohet nga tifozët, De Ligt në derë…

Pas pushimeve greke, dhe disa shëtitjeve përqark ,Kristiano Ronaldo dje mbërriti në Torino.

Sot portugezi 34 vjeçar, është zgjuar në mengjez për të vijuar me angazhimet e edicionit të ri te Juventus. Paraprakisht Ronaldo, i shoqëruar nga stafet, ka marrë rrugën e klinikave të klubit, teksa siç është në modë, i është nënshtruar kontrollëve mjekësore.

Por ajo që ka befasuar vetë 5 herë ‘Topin e Artë’, ka qënë prezenca e shumë tifozëve bardhezi të cilët kanë dalë për të përshendetur kampionin e tyre.

Sakaq, De Ligt, brënda ditës së hënë do të jetë në Torino. Kontaktet telefonike të Paratiçit dhe Nedved me futbollistin, kanë rezultuar të shpeshta. Mbrojtësi i Ajaksit  dhe klubi i Juves, kanë mbyllur thuajse gjithçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!