Luhet në Egjipt, algjerianët djegin Francën, ka viktima
Dramë në Montpelje të Francës. Gjatë festimeve për kualifikimin e Algjerisë në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës ndaj Bregut të Fildishtë, një tifoz 21-vjeçar algjerian humbi kontrollin e makinës së tij dhe goditi një familje që po ecte në qytet. Një 42-vjeçare u godit për vdekje, ndërsa djali i saj në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital.
Edhe vajza 17-vjeçare raportohet se ka marrë një dëmtim të lehtë në kyçin e këmbës. Algjeriani Menaxher, i cili po udhëtonte me shpejtësi të lartë, u arrestua.
Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner, duke folur për situatën në një ‘Twet’, bëri dhe bilance të festës së çmendur të algjerianëve me banim në Francë.
Ndërkaq, 73 u arrestuan, tha Ministria e Brendshme. Mijëra njerëz dolën në rrugë, duke përfshirë Parisin, Marsejën, Lion, për të festuar kualifikimin e Algjerisë në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.