Algjeria eliminon Bregun, Tunizia detyrën…
● Kupa e Afrikës: Bregu i Fildishtë, largohet nga Kupa e Afrikës. Penalltitë vendimtare. Tunizia kalon pa probleme Madagaskarin 2-0
Bregu i Fildishtë-Algjeri 1-1 (3-4 (p) ; Madagaskar-Tunizi 0-3
Algjeria në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës. Ka ndodhur sot, teksa Bregu i Fildishtë dhe Algjeria barazuan 1-1 në 120 minuta lojë të luajtur në Egjipt.
Në fakt pritshmëritë për një duel të ndezur, duket se morën përgjigje në këtë takim, pasi Feguli për Algjerinë në të 20-tën, dhe Kodija në të 62-tën, ishin të vetmit që shënuan në këtë takim.
Algjeria mund të kualifikohej pa vajtur në shtesë, apo te penalltitë, pasi në të 49-tën, Bunedjah, humbi një penallti. Gjithsesi gjysmëfinalja i shkoi Algjerisë, ndërsa Bregu i Fildishtë në mënyrë surprizë, largohet nga kompeticioni.
Ndërkohë në takimin tjetër, atë mes Madagaskarit surprizues deri në mbrëmjen e sotme dhe Tunizisë, situata ka rezultuar disi më ndryshe.
Pas një pjese të parë me pak zhvillime, në të dytën, “gjunjët” e Madagaskarit janë dobësuar dhe Tunizia ka shënuar tri gola deçizivë me Ferjani Sasi në të 52-tën dhe Msakni në të 60-tën dhe Sliti në të 93-tën. Tunizianët në gjysmëfinale. (Video)