Kupa e Afrikës njeh finalistët… Algjeri-Senegal

Gjysmëfinale: Senegal- Tunizi 0-0 (1-0 në shtesë)/ Algjeri- Nigeri 2-1

Në finale, të premten më 19 korrik, në orën 21:00, Algjeri-Senegal. Për vendin e tretë, të mërkurën (17), Tunizia dhe Nigeria do të përballen me njëra-tjetrën.

Formacioni i Çise mundi të presë biletën e parë të finales së Kajros, duke fituar në kohën shtesë ndaj Tunizisë. Beteja ka rezultuar vërtetë e ndezur me të dyja skuadrat që e kanë synuar fort finalen.

Dallimi i vetëm është se gjatë këtij takimi, Senegali ka qënë disa herë më  pranë fitores. Megjithatë, rastin më të mirë e pati Tunizia, e cila fitoi një penallti në pjesën e dytë.

Frejani Sasi, u shfaq te pika e bardhë e penalltisë, por nuk arriti të kalojë përpara Tunizinë. Senegali, ndien se fati është në kahun e tij dhe ngulmon por edhe favoriti i këtij turneu, gabon rëndë në të 81-tën. Ka një tjetër penallti që e sfumon Henri Saivet.

Gjatë kohës shtesë, sulmet e Senegalit nuk kanë rreshtur dhe në të 100’ Dilan Bron i Tunizisë, shkakton autogolin fatal, duke ndihmuar Manenë me shokë, të fitojë këtë takim super të ngarkuar psikologjikisht.

Në takimin tjetër, Algjeria e trajnerit Belmandi, ka mundur 2-1 Nigerinë. Algjerianët kaluan përpara në të 40-tën me një autogol të shënuar nga Ekong i Udinezes.

Në pjesën e dytë Nigeria arrin të barazojë me penallti në të 72- me të zakonshmin Igalo. Në minutat e fundit, Algjeria godet shtyllen me ish -futbollistin e Milanit, Benacer përpara se Mahrez të shënojë golin e triumfit të algjerianëve në minutën e 5-te shtesë të kohës së rregullt. Goditja e numrit 7, një perlë e vertetë.

Në finale, të premten më 19 korrik në orën 21:00, Algjeri-Senegal.  Për vendin e tretë, të mërkurën 17, Tunizia dhe Nigeria do të përballen me njëra-tjetrën. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!