Edhe Kukësi “kopjon” Teutën, mundet 0-3!

Përfundimi i dy ndeshjeve të para në transfertë ishte fatal për të dy përfaqësueset tona në Europa League. Ato u mundën me të njejtin rezultat 0-3, pavarësisht se forca e kundërshtarëve nuk ishte e njejtë. Tashmë, si Teuta dhe po ashtu Kukësi, “kuotat” për ndonjë kualifikim të mundshëm i kanë fare të ulta, për të mos thënë zero.

Europa League, turi i parë, e vajtjes: Ventspils-Teuta 3-0 (Sergiçuk 4′, Umbilsasev 78′, Tosin 88′

Teuta e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme. Në të 4-tën pëson gol. Sulmuesi më i mire i letonezëve Sergiçuk, pas një krosimi nga e djathta me gjysmë roveshatë shënon në portën e Hidit. “Djemtë e detit” u përpoqën të reagonin, por rastet e krijuara nuk mundën t’i konkretizojnë.

Në fraksionin e dytë, letonezët do të “godisnin” edhe dy here të tjera. Në të 78-tën, Umbilsasev e befason portierin Hidi. Pas një kombinimi të bukur, ai gjuan befasisht dhe 2-0. Kur nuk kishin kaluar veçse 10 minuta, Tosin do të shënonte sërish për Ventspils, duke vendosur rezultatin final në 3-0. 

Endërra e “djemve të detit”, të drejtuar nga trajneri Shkëmbi, për të kaluar turin e parë, me shumë gjasa është mbyllur që në Letoni. Gjithsesi, pas një jave, durrsakët kanë shansin që në “Niko Dovana” të korrigjojnë portretin e tyre.(Video)

Europa League, turi i parë, e vajtjes: Debrecen-Kukësi 3-0 (Garba 54′, Varga 77′, 83′)

Kukësi zhgënjen. Madje nuk bën asgjë tjetër veçse “kopjon” durrsakët. Përkundër pritshmërive për një rezultat shpresëdhënës, edhe verilindorët munden 3-0 nga hungarezët e Debrecenit.

45 minutat e para ishin të mira për kuksianët. Madje, në të 23-tën ata i afrohen mjaft golit, por gjuajtja e fortë e Rrocës ndalet nga shtylla. Të pafat verilindorët, të cilët shkojnë në pushim në barazimi me rrjeta të paprekura.

Fraksioni i dytë ishte katastrofë për kuksianët. Në të 54-tën portieri Stivi Frashëri gabon. Ai nuk është në gjendje të ndalë një top të goditur me kokë nga Garba, i cili kalon vijën e portës.

Të përzgjedhurit e Gjokës kërkojnë të barazojnë, por harrojnë dhe lënë pas shumë hapësira. Në të 77-tën mbrojtja kuksiane kapet në befasi dhe Vargas ndëshkon në 2-0.

Delirin dhe fitoren 3-0 të hungarezëve do ta plotësonte sërish portieri Frashëri, i cili në 83-tën përsëri do të tregohet i pasigurtë, duke u detyruar ta nxjerrë topin për të tretën here nga porta e tij.

Kualifikimi, pas një jave mund të synohet, por vështirë të arrihet. Kukësi në një mënyrë bëri “vetëvrasje” në Debrecen…(video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!