Ramadani, i kënaqur me “Niklin” në Uells…

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, ka folur pas barazimit të së martës, ndaj TNS, me rezultat 2-2. Feronikeli ishte në disavantazh prej dy golave, por arriti të nxjerrë një barazim tejet të rëndësishëm në minutat e fundit të takimit. Trajneri i “Niklit” thotë të jetë tejet i kënaqur me rezultatin, sidoqoftë kërkon lojë më të guximshme nga minuta e parë.

“Ishte ndeshje e jashtëzakonshme, patjetër që jam i kënaqur me rezultatin, por dua që të luajmë më guximshëm që nga minuta e parë e ndeshjes. Treguam se ekipi e di se çka dëshiron edhe para ndeshjes isha i kënaqur me një barazim me gola, por mënyra se si erdhi barazimi e bëri më të veçantë”, deklaroi Ramadani për Feronikelifc.com.

“Secilën ndeshje po tentojmë çdo herë e më shumë ta jetësojmë filozofinë e lojës sonë, është normale që na mungon eksperienca, por ajo fitohet në duele të tilla. Nga pikat e mira të ndeshjes, dua të veçoj lojën në ajër, ku fituam shumicën prej dueleve, sidomos gjatë fundit të takimit.

Tani ky rezultat është më i favorshëm për ne, por duhet të jemi tejet të kujdesshëm, pasi luajmë ndaj një skuadre që ndëshkon çdo gabim. Në ndeshjen e dytë do të doja të shënojmë në fillim, e pastaj të luajmë një lojë të kujdesshme”, ka deklaruar trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani pas ndeshjes së pare në transfertën e Uellsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!